Telenews

Vritet gazetarja e Al Jazeera në Bregun Perëndimor

Gazetarja veterane e Al Jazeera, Shireen Abu Aqleh, u qëllua për vdekje nga trupat izraelite të mërkurën teksa mbulonte një bastisje në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat, përcjell rtsh.
Al Jazeera tha se Abu Aqleh, 51-vjeçare, një figurë e shquar në shërbimin arab të lajmeve të kanalit u qëllua “qëllimisht” dhe “me gjakftohtësi” nga trupat izraelite.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një operacion të mërkurën herët në kampin e refugjatëve Jenin, një bastion i grupeve të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor verior.
Megjithatë, ajo mohoi me vendosmëri se kishte shënjestruar qëllimisht gazetarët.

Të ngajshme

Shpërthim me tritol në Vorë, dëmtohet një banesë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet i mituri që goditi me veturë dy këmbësorë në Viti

Rrezarta Ramaj

Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq

Rrezarta Ramaj