Telenews

Vuçiq reagon pasi Kosova vendosi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Kosova sot ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Minuta më parë pasi Qeveria ka miratuar nismën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Vuçiqi i është drejtuar mediave duke thënë se “e prishën” marrëveshjen e Washingtonit, raporton Danas.
Po ashtu, Vuçiqi ka bërë të ditur se seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet të premten në orën 11:00.
Theksojmë se Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje elektronike ku ka miratuar nismën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Përmes një komunikate, Qeveria bëri të ditur se përmes këtij vendimi obligohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të zhvillojë procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.
Ndërkaq, në njoftimin e qeverisë thuhet se Kosova ka marrë mbështetje për anëtarësim në këtë organizatë nga disa vende evropiane, me theks nga Gjermania.

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj