Telenews

Krimet ekonomike në aksion – kapin biznesmenin që dyshohet se fitoi kundërligjshëm 100 mijë euro

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot personat me inicialet S.D. dhe A.D., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Siç njofton Policia gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari A. D. është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes ndërsa i dyshuari S. D. me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj