Telenews

Raporti 24 orësh nga Ministria për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin ditor për COVID-19.
Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 e nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.
Në total numri i rasteve aktive është 282.
 

Të ngajshme

Në cilin shtet të Evropës pensionistët ndihen më të lumturit?

KushtrimGuraj

Sekreti i jetëgjatësisë? Një filxhan kafeje në ditë, thonë studiuesit e Harvardit

Donat Hashani

Për sa minuta duhet të bini në gjumë? Ekspertët ndajnë kohën ideale

Valjeta Turkaj