Telenews

“Punësimet familjare pa konkurse”: LDK e krahason drejtorin e VV-së me Adem Grabovcin

Asamblistët e LDK-së në Podujevë, përmes një aksioni simbolik kanë vendosur fotografi në hyrje të komunës ku kanë krahasuar drejtorin Fetahu me Adem Grabovcin.
Ky aksioni erdhi si pasojë e punësimeve në arsim të cilat po bëhen pa konkurs dhe duke shkelur ligjet në fuqi.
“Punësimin e dhjetëra familjarëve dhe militantëve të LVV-ës në arsim pa zhvilluar procedura konkursi, kuvendarët e LDK-së e krahasuan me skandalin “Pronto” që për protagonist kryesor kishte Adem Grabovcin, ndërsa në rastin e Komunës së Podujevës, protagonist është drejtori i arsimit, Avni Fetahu”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Podujevë.
Në kuvendin komunal të Podujevës, gjatë mbledhjes së sotme eskaloi situata pasi asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani i LDK-së i përplasi ujin fytyrës drejtorit të Arsimit Naim Fetahu, shkruan Gazeta Insajderi.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj