Telenews

Mallorca mbetet në elitë, La Liga i dedikon postim të veçantë Muriqit

Mallorca e ka siguruar mbijetesën në La Liga edhe për edicionin tjetër.
Lojtari kyç i kësaj skuadre ishte edhe futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.
Muriqi realizoi pesë gola dhe ndihmoi edhe në forma të tjera.
28 vjeçari kontribuoi edhe në fitoren e fundit dhe vendimtare ndaj Osasunës duke asistuar në golin e parë.
E paraqitjen e përfaqësuesit kosovar, por edhe kontributin e tij përgjatë këtyre muajve, e ka përshëndetur edhe La Liga përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Duartrokitja e lumturisë”, ka shkruar La Liga në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e postuar njëkohësisht një fotografi të Muriqit, i cili po festonte së bashku me tifozët në xhiron e fundit të sezonit.
Sulmuesi kosovar u transferua në ekipin ishullor gjatë janarit në formë huazimi nga Lazio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LaLiga (@laliga)

Të ngajshme

Juventusi e nxjerr në shitje Edon Zhegrovën, ky është çmimi

KushtrimGuraj

Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Botës 2026

KushtrimGuraj

Publikohet orari i finaleve mes Trepçës dhe Bashkimit

Valjeta Turkaj