Telenews

Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna

Sipas Doganës, largimi i zyrtarëve nga puna është bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës, raporton teve1.innfo
“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.  Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Dogana e Kosovës ka deklaruar se mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Muric dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë

Yllka Gashi

Punëtori gjendet i vdekur në vendin e punës në Obiliq

Yllka Gashi

“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal

Yllka Gashi