Telenews

Kevin Spacey akuzohet për sulm seksual në Britani

Prokurorët britanikë njoftuan sot se kanë akuzuar aktorin Kevin Spacey për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave.

Zyra e Prokurorit tha se Spacey “gjithashtu akuzohej për nxitjen e një personi të përfshihej në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim”.

Incidentet e supozuara ndodhën në Londër midis marsit 2005 dhe gushtit 2008 dhe në Anglinë Perëndimore në prill 2013.

Shefja e Departamentit për Krime Speciale, Rosemary Einzl, deklaroi se akuzat pasuan shqyrtimin e provave të mbledhura nga Policia Metropolitane e Londrës.

Spacey (62), dy herë fitues i Oskarit, u mor në pyetje nga policia britanike në vitin 2019 për shkak të pretendimeve të disa burrave se ai i kishte sulmuar ata, raporton New York Times.

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi