Telenews

Zelensky pranon propozimin e Erdogan për të takuar Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pranoi propozimin e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kështu ka raportuar edicioni ukrainas i gazetës “Vesti”, duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov.

Gazeta thekson se ka kontaktuar Nikiforovin, i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende nuk është diskutuar”, por “është një çështje e marrëveshjes në parim për këtë takim”.
Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi propozimin e homologut turk për një takim me presidentin ukrainas. Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar korridore të sigurta për kalimin e grurit.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj