Telenews

Trepça dhe Ylli sot ndeshen në finalen e katërt për titull

Sonte zhvillohet dueli i katërt i serisë finale në Superligën e Kosovës në Basketboll mes Trepçës dhe Yllit.
Bilanci aktual mes dy ekipeve është 2-1 në favorin e ekipit të Yllit me Trepçën që hyn në sfidën e katërt pas një fitore të ëmbël në Therandë ku e ngushtoi serinë.
Sfida e sontme pritet të jetë tepër interesante, për faktin se zhvillohet në palestrën që mbledh më së shumti publik në duelet e basketbollit kosovar, por edhe se rëndësia e duelit është e veçantë.
Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58.
Sfida e sotme fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet në KSport1. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj