Telenews

Disa shtete ofrojnë sërish garancë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi

Avokati i Thaçit në Speciale, Gregory Keohe ka kërkuar lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit të Kosovës, pasi që sipas tij, kanë pushuar të gjitha arsyet që ai tanimë të mbahet i ndaluar në Hagë.

Kohë me këtë rast ka kërkuar që në një vijë me garancën, Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, të ftohet në një seancë dëgjmore ku do të merrej një vendim për lirimin apo jo të ish-drejtorit politik të UÇK-së.
“TË thirret një seancë ose seanca dëgjimore dhe urdhëroni praninë e individëve përkatës duke përfshirë Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kryeshefin e Paraburgimit të Njësisë së Paraburgimit të KS, përfaqësuesit e Qeverive [TË REDAKTUARA], të mbrojtjes dhe anëtarëve të tjerë përkatës të Regjistrit e të diskutoni kushtet e lirimit”, ishte kërkesa e Keohes.
Avokati amerikan i ish-presidentit ka bërë të ditur në parashtresën që e ka parë lajmi.net se ekzistojnë sërish garanca nga shtete të treta për lirimin e Thaçit.
Ai ka kërkuar që lirimi i Thaçit të bëhet në këto shtete, në bazë të kushteve që gjyqtari paraprak konsideron se janë të nevojshme.
“Në alternativë ndaj arrestit shtëpiak në Kosovë, Mbrojtja përsërit propozimin e saj që z. Thaçi të lirohet në territorin e [REDAKTUAR], sipas kushteve që gjykohen të nevojshme nga gjyqtari i procedurës paraprake, në pajtim me nenin 41(11) të Ligjit për KSK-në dhe Rregulli 56(4) i Rregullave. Lirimi i përkohshëm në një shtet të palës së tretë, i zbatuar me sukses në kontekste të tjera të ngjashme, do të shërbente gjithashtu për të anashkaluar shqetësimet e gjyqtarit të procedurës paraprake në lidhje me Policinë e Kosovës dhe nuk do të kërkonte vendosjen e Oficerëve të Paraburgimit të Kosovës”, thuhet në parashtresën e Keohe.
Mbrojtja gjithashtu bën të ditur se më shumë se një shtet kanë dalë garancë për lirimin e ish-presidentit Thaçi, mirëpo që nuk specifikon se cilat janë ato.
“Mbi këtë bazë, Mbrojtja kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që të thërrasë një seancë dëgjimore për të dëgjuar pikëpamjet e qeverive të [REDAKTUAR] për lirimin e përkohshëm të z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse, duke vënë në dukje se z. Thaçi merr përsipër të respektojë çdo kusht të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake gjatë lirimit në këto shtete të palëve të treta”, thotë Keohe në parashtresën e tij, shkruan tutje lajmi.net.
Nëse propozimi për lirim në shtetet e treta nuk përfillet, avokati i Thaçit ka propozuar edhe kushtet e lirimit në arrest shtëpiak në Kosovë, të cilat gjithashtu ishin refuzuar më herët nga gjyqtari paraprak dhe panelet e Apelit.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj