Telenews

Kuvendi voton sot kandidaturën e Bajram Begajt si president i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në ora 18:00 për të votuar për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shtetit ish-ushtarakët, Alfrd Moisiu dhe Bujar Nishani.
Emrin e tij e bëri publik kryeministri Edi Rama një ditë më parë, pas mbledhjes së kryesisë socialiste, duke e vlerësuar atë si figurën për të cilën kanë nevojë shqiptarët.
Pas publikimit të emrit të tij reagoi edhe grupi parlamentar demokrat i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj i cili e konsideroi atë si kandidatin e vendosur nga mafia e pronave shtetërore.
Më herët para se emri i tij të publikohej në media, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, bëri të ditur se ai dhe deputetët që e mbështesin, do të jenë në sallë për të votuar kundër, ndërsa Alibeaj deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancë, për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit, raportoi A2 CNN.
Emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet rreth orës 10:00, për të marrë nënshkrimet e nevojshme. Duhen të paktën nënshkrimet e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.
Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste.
Në orën 18:00 Kuvendi do të zhvillojë raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar se do t’i japin vendit kreun e ri të shtetit.
Partia Socialiste i disponon votat për zgjedhur e vetme presidentin e ri, pasi sipas Kushtetutës, në raundin e katërt dhe të pestë, ai mund të zgjidhet me 71 vota.

Të ngajshme

Fitore për Ballkanin në Skenderaj, Dukagjini del me tri pikë nga Ferizaj

Blearta

Aksidenti në Gllarevë, lëndohen tetë persona

Blearta

Partnerja bukuroshe e Unikkatil ndan foton e veçantë krah tij

Blearta