Telenews

E ardhmja e Sterling

Raheem Sterling e ka ndërruar mendjen dhe po mendon të qëndrojë në Manchester City.
Sulmuesi anglez pritej të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë kësaj vere pasi nuk ndihej më i rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolës.
Sidoqoftë, mediumi “Daily Mirror” raporton se futbollisti ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tek kampioni aktual anglez dhe të largohet pastaj në vitin 2023 kur edhe do t’i skadojë kontrata, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi anglez e di se kur të jetë lojtar i lirë, ofertat e shumta do ta vërshojnë atë.

Prandaj, do të mundohet ta tregojë veten në sezonin e fundit me “Qytetarët”.
Deri tash, nuk është bërë ndonjë hap për vazhdimin eventual të kontratës së lojtarit.

Të ngajshme

Haraslin i Sllovakisë me fjalë të mëdha për Kosovën: Kundërshtar i fortë, janë në formë të mirë

Rrezarta Ramaj

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë

KushtrimGuraj

Foda: Sllovakia është e fortë, por ne duam që finalen ta luajmë n’shpi!

Valjeta Turkaj