Telenews

Pas sherrit me Noizyn, Cllevio publikon video me lot në sy

Gjatë ditës së djeshme, reperi Klevio Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar përmes rrjetit social “Instagram” se do të shkonte tek lokali i reperit Noizyt.
Në momentin, që Cllevio mbërrin para lokalit të Noizyt, ndodhi sherri mes tyre, ku Rigelsi së bashku me disa anëtarë të grupit të tij e rrahin Klevjolin.
Ky i fundit, ditën e sotme ka publikuar në rrjeti social “Instagram” disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij.

Para kësaj, video ai ka shkruar se reperi e ka lënë atë me pasoja.

Kujtojmë, që edhe Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.

 

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi