Telenews

Kurti takon ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ambasadori i  Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, janë pritur në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey.
Siç njofton komunikata e qeverisë, kryeministrit Kurti ka falënderuar ministrin Heappey për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat: të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit.
Tutje sipas komunikatës në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

“Posaçërisht u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë dhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ngritur e kanë arritur rezultate të larta dhe FSK-ja ka marrë pjesë tri herë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe, duke fituar njëherë medaljen e artë, një herë të argjendtën dhe njëherë të bronztën.
“Tani janë duke u bërë përgatitjet për pjesëmarrjen e radhës që mbahet në muajin tetor. Duke biseduar për çështjet e sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus në Ukrainë”, thuhet tutje ne komunikatë.
Gjatë këtij takimi Kryeministri Kurti ka thënë se Republika e Kosovës është rreshtuar përkrah botës demokratike, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e dënuar sulmin dhe duke vendosur masat sanksionuese ndaj Federatës Ruse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka filluar vizitën e tij në Britani të Madhe ku edhe ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë më zyrtarë atje.

Të ngajshme

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

Rrezarta Ramaj

Nis asfaltimi i një rruge të shumëpritur në dalje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet shef i shtabit zgjedhor

Rrezarta Ramaj