Telenews

Abdixhiku: Presidentja nuk është e të gjithëve, nuk kam ndonjë kontakt me të

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar punën e presidentës Vjosa Osmani.
I ftuar në emisionin “Context” në ATV, Abdixhiku kërkoi nga Osmani të mos bëjë garë elektorale por të ketë bashkpunim me të gjitha palët.

“Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve, e nuk është e të gjithëve, nuk është një trysni, domethënë unë këtë e them vazhdimisht. Kur të them e të gjithëve, jo e partive politike, se nuk më duhet mu presidentja sepse nuk kam asnjë interes nga institucioni i presidentes, por dua qe te mbaj mendimin me të gjitha palët dhe jo vetëm me një palë. Në momentin që presidenti bëhet me një palë është nje garë elektorale dhe atë mund ta bëjmë por nuk je aty për te bërë garë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku gjithashtu tregon se perveq kontaktit institucional nuk ka ndonjë kontakt tjetër bashkpunimi me presidenten e vendit.

“Nuk kam ndonjë kontakt me presidentën e vendit, perveç kontaktit institucional. Pra kam pasur një ftesë insituticonale pas luftës në Ukrainë, kam marrë pjesë me Z.Shala ne një takim me presidentën, kemi folur haptas në menyrë institucionale. Unë si udhëheqës i partisë opozitare ajo si presidente e vendit. Komunikim tjetër jo institucional nuk kam dhe nuk e shoh të arsyeshme të kem”, shtoj Abdixhiku.

Të ngajshme

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Valjeta Turkaj

Miti i pirjes së kafesë në verë, a ndikon keq në shëndetin tonë?

Erzana Fazliu

Lushtaku i reagon Kurtit: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

Valjeta Turkaj