Telenews

Shpërthimi me tritol në dy bizneset e Noizyt, merret në pyetje edhe “Cllevio”

Shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ka ndodhur në biznesin e reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy.
ABCnews mëson se shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e rrobave në emër të babait të reperit, ndërsa afër ndodhet edhe një biznes tjetër.

Abc mëson se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të shumta. Shpërthimi me tritol vjen pas një sherri para dy ditesh me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, të cilin Noizy shfaqej në një video duke e qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.
Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht për dhunë Noizyn, si dhe babanë e tij për fyerje. Pikërisht mbi kjo është pista kryesore e hetimeve, pasi dyshohet se shpërthimi me tritol të ketë ardhur në shenjë hakmarrje. Policia po i merr në pyetje të dy reperët. Ndërkaq janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë afër vendit të ngjarjes.

Të ngajshme

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Yllka Gashi

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi