Telenews

Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës

Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.
Scholz tha se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.
“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës.  Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.
Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.
“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.”, tha ai.
Ai tha poashtu se po angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.
“Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon.  Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së”, u shpreh ai.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj