Telenews

Ismet Munishi nis epokën e re te Prishtina

Dje, Prishtina ka bërë të ditur edhe zyrtarisht përmes një njoftimi në rrjete sociale, se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Ismet Munishi.
Munishi, që tashmë ka drejtuar disa skuadra kosovare dhe ka një titull kampioni të fituar vite më parë me Vushtrrinë (atëherë, Llamkos Kosova), do të merr drejtimin e skuadrës dhe do të kërkojë të ngris ekipin në binarë të vetë, duke ditur që bardhekaltërit janë rekord-kampionë të Kosovës.
Prishtina e ka quajtur epokë të re fillimin e ri me Munishin, ndërsa përmes një videoje dhe me mesazhin “Një epokë e re për FC Prishtinën po fillon…” ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, që për herë të parë do të drejtojë skuadrën nga kryeqyteti.

Kujtojmë, Munishi në stinorin e kaluar të Superligës ka drejtuar Gjilanin dhe ka qenë deri vonë në luftë për titull kampioni. Gjithashtu, trajneri 47-vjeçar ka drejtuar edhe skuadrat si BallkaniVëllaznimiBesaFeronikeli dhe Drita.
Për të mos harruar, si futbollist Munishi ka qenë ndër të paktit lojtar që ka arritur të depërtojë në arenën ndërkombëtare si futbollist nga Kosova e izoluar atëherë, pasi që ka bërë karrierë para dhe pas lufte në ekipe sllovene, turke e ukrainase.
Duke ditur që Prishtina ka qenë në krizë të rezultateve përgjatë stinorit të kaluar, Munishin e pret një punë e madhe në kryeqytet, kurse ai vecse ka lëshuar mesazhin “Kush nuk ka zemër, le të ikë prej Prishtine”.
Prishtina në stinorin e kaluar nisi me Zekirija Ramadanin që i kishte bërë kampionë më 2020/21 për të vazhduar më pas me boshnjakun Abdulah Ibrakovic, e ky i fundit pas krizës financiare në klub dhe mos arritjes së rezultateve të dëshiruara, e la pak para fundit të stinorit, ku ekipin e drejtoi ndihmës-trajneri dhe ish-lojtari i “plisave” Debatik Curri.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj