Telenews

Paulo Dybala, një hap larg Interit

Paulo Dybala është edhe më afër kalimit te Interi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se argjentinasi dëshiron të bashkohet me nënkampionin e Italisë, transmeton Gazeta Express.

Interi i ka ofruar Dybalas kontratë katër-vjeçare për pak më pak se 6 milionë euro pagë neto për një sezon, plus bonuset.

Në ditët në vijim pritet që të ketë kontakte të reja dhe marrëveshja të shkojë drejt zyrtarizimit.

Në bisedimet e ardhshme pritet që të diskutohet dhe vendoset edhe rreth pagës së 28-vjeçarit.

28-vjeçari te Interi do të kalojë si lojtar i lirë, pasi nga Juventusi u largua pas skadimit të kontratës. /Gazeta Express/

The post Paulo Dybala, një hap larg Interit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj