Telenews

Zyrtare: Real Madridi e kompleton transferimin e Tchouamenit

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht pë transferimin e Aurelien Tchouamenit dhe arritjen e marrëveshjes me Monacon.
Klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare njoftoi se mesfushori francez ka nënshkruar kontratë për gjashtë sezonet e ardhshme.
Në njoftim thuhet se më 14 qershor, në orën 12:00 do të bëhet ceremonia e prezantimit të Tchouamenit si lojtar i ri i Real Madridit pas ekzaminimit përkatës mjekësor.
Real Madridi për shërbimet e 22-vjeçarit ka paguar 80 milionë euro, kurse 20 milionë të tjera do t’i paguajë në formë bonusesh.
 

Të ngajshme

Përplasje për penallti kemi parë, por asnjëherë për gjuajtje këndi… kjo ndodhi në Ligue 1

Valjeta Turkaj

Fillon shitja e biletave Kosovë-Zvicër në tregun e zi

Erzana Fazliu

Dy super përforcime dhe 4-3-3, ja si do të rreshtohet Juventusi me Spallettin

KushtrimGuraj