Telenews

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.

“Dardanët”, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Kujtojmë se Kosova pësoi humbje në ndeshjen e parë ndaj Greqisë 0:1. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Dardanët arrijnë në Volos

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Saturday, 11 June 2022

The post Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj