Telenews

Kushtrim Shabani nënshkruan kontratë të re me Llapin

KF Llapi ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kushtrim Shabanin.

Mesfushori ka zgjatur kontratën me llapjanët edhe për dy sezone të tjera, shkruan Gazeta Express.

Shabani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te klubi i Llapit.

Ai ishte te ky klub nga viti 2014 deri më 2019, për t’u rikthyer pastaj në vitin 2020.

25-vjeçari ka luajtur edhe te Hysi, Prishtina e Gjilani.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.

Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!

25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura.

Vazhdojmë KUSHTRIM”. /Gazeta Express/

The post Kushtrim Shabani nënshkruan kontratë të re me Llapin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Përplasje për penallti kemi parë, por asnjëherë për gjuajtje këndi… kjo ndodhi në Ligue 1

Valjeta Turkaj

Fillon shitja e biletave Kosovë-Zvicër në tregun e zi

Erzana Fazliu

Dy super përforcime dhe 4-3-3, ja si do të rreshtohet Juventusi me Spallettin

KushtrimGuraj