Telenews

Rashica: Është koha që të marrim fitoren e parë ndaj Greqisë

Sulmuesi i krahut ka folur sot në konferencë për media para duelit të së dielës kundër Greqisë.
Rshica potencoi se ndeshja ka rëndësi të veçantë dhe vuri në pah ndeshjen ndaj Irlandës Veriore si motivim.
“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Besoj se ndeshja ime ndaj Irlandës së Veriut ishte më e mira në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, tha ai.

Tutje, Miloti theksoi se e njohin kundërshtarin dhe se presin të korrin fitore.
“Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen e fundit ndaj tyre”, shtoi vushtrriasi.
Ai po ashtu tha se ka ardhur koha të triumfojnë ndaj grekëve, diçka që nuk e kanë bërë akoma.
“Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha të bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Nëse dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen, atëherë duhet të shënojmë gola. Shpresoj se do të krijojmë shumë raste dhe të shënojmë sa më shumë gola”, u shpreh Rashica.

Kosova luan sfidën më me peshë të grupit përballë Greqisë të dielën, me shpresën për të marrë kryesimin e Grupit 2 të Ligës C.
Grekët kanë nëntë pikë dhe kryesojnë tabelën, kurse Dardanët kanë gjashtë sosh pas tre ndeshjesh dhe renditen të dytët.
Takimi luhet në qytetin grek të Volosit, në “Panthessaliko Stadium” me fillim nga ore 20:45.

 

Të ngajshme

“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

Yllka Gashi

Sulme të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima në të dyja anët

Yllka Gashi

U kritikua nga fansat, reagon Ariana Grande: E kisha vendosur më parë!

Yllka Gashi