Telenews

Çfarë Hungarie, pasi mposhti Anglinë, tani e ndal me barazim Gjermaninë

Hungaria e ka bërë një tjetër befasi në Ligën e Kombeve.

Pasi mposhti 1:0 Anglinë në xhiron e parë,
tani ata kanë ndalur me barazim 1:1 Gjermaninë në “Puskas Arena”, shkruan
Gazeta Express.

Madje, hungarezët e kishin epërsinë, por që
nuk e gëzuan për shumë kohë.

Nagy kaloi vendasit në epërsi në minutën e
gjashtë të ndeshjes, duke e ndezur atmosferën në stadium.

Por, tre minuta më vonë, Hofmann barazoi
shifrat.

Pikërisht Hofmann, e pati një mundësi ideale,
kur ishte i vetëm me portierin Gulasci, por që tentoi të pasonte për Ëernerin
dhe gaboi krejtësisht.

Kështu, me këtë barazim, Hungaria mbetet në
vendin e dytë me katër pikë, një më pak se Italia që ka primatin dhe një më
shumë se Gjermania e vendit të tretë.

Në pozitën e fundit gjendet Anglia me vetëm
dy pikë. /Gazeta Express/

The post Çfarë Hungarie, pasi mposhti Anglinë, tani e ndal me barazim Gjermaninë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj