Telenews

Agjenda e presidentes Osmani në Ditën e Paqes

Sot shënohet 23-vjetori i Ditës së Paqe e për nder të kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme.
Ajo në orën 08:30 do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi, në Velani të Prishtinës.
Në ora 09:30, Osmani do ta vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Më pas, ajo do të vendos kurora lulesh tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë.
Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të mbahet aktiviteti “Nga eksodi në liri”, që do të mbahet në Bllacë të Hanit të Elezit, atje ku populli i Kosovës e përjetoi eksodin masiv dhe prej nga forcat tokësore të NATO-s, hynë në Kosovë për lirinë tonë.

Të ngajshme

Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lotina në javën e 38-të të shtatzënisë, tërheq vëmendje me postimin e fundit

Rrezarta Ramaj

Pse ora e dimrit është më e mirë për shëndetin? Zbulojnë shkencëtarët

Rrezarta Ramaj