Telenews

Vllaznia e zytarizon Boshnjakun

Lorik Boshnjaku do ta vazhdojë karrierën në futbollin shqiptar.

Mesfushori kualitativ u nda së fundmi me Prishtinën dhe menjëherë ka gjetur angazhim.

Dhe, ai vendosi t’i bashkohet Vllaznisë së Shkodrës, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë shkodranët përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë.
Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron
mirëseardhjen në familjen kuqeblu”, njofton Vllaznia.

Tashmë ish-futbollisti i Prishtinës do t’i bashkohet ekipit të ri më 15 qershor, kur skuadra e trajnerit Mirel Josa do t’i nisë përgatitjet
për garat evropiane.

Boshnjaku cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Ardit Krymit, i cili u transferua me parametra zero te bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk, teksa afrimi i tij erdhi pas insistimit të Josës, me të cilin ka punuar më parë te Prishtina. /Gazeta Express/

The post Vllaznia e zytarizon Boshnjakun appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj