Telenews

Schallenberg në MPJ, buzëqeshje e përqafime me Gërvallën

Kryediplomati i Austrisë, Alexander Schallenberg e ka takuar homologen e tij në Kosovë, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Si me presidenten Vjosa Osmani paraprakisht, Schallenberg u duk në disponim dhe i afërt me Gërvallën.
Në fotografitë e T7 shihet teksa Schallenberg dhe Gërvalla e përqafojnë njëri-tjetrin në tepihun e kuq, të shtruar në hyrje të MPJ-së.
Schallenberg do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Ky takim është shtyrë për një orë. Ishte paralajmëruar për në 13:45, por Zyra e Kryeministrit njoftoi se do të zhvillohet në 14:45.
Një konferencë për media është paraparë të mbahet pas takimit të Schallenberg me Gërvallën.

Të ngajshme

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj