Telenews

Osmani e ashpër në konferencë me Michel: Mospërmbushja e premtimeve nga BE po e teston besueshmërinë tonë ndaj unionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e prerë në fjalitë e saj dhe me një gjuhë të ashpër ka folur rreth mospërmbushjes së premtimeve nga Bashkimit Evropian, në konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
“Nuk do të gjeni një popull më të përkushtuar sesa populli i Kosovës ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përkushtimi jonë është i palëkundur për t’iu bashkuar BE-së. Por, ka ardhur koha që t’i ngritim marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë, prandaj e mirëpres vizitën tuaj si një hap të rëndësishme në drejtim të duhur”.
Osmani vazhdoi duke deklaruar se “mos përmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë, teston besueshmërinë në raport me bashkimin evropian”.

 

 

Presidentja kërkoi gjithashtu që  “BE-ja ta bëjë të qartë perspektivën për gjithë rajonin tonë”.
“Duhet të ketë angazhim aktiv që të gjitha shtete anëtare të votojnë pro liberalizimit të vizave, sepse deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë”.
“Kosova është mbi të gjitha e përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit të bazuar në meritokraci”.
Osmani në fund tha se “plani ynë është që të aplikojmë për vend kandidat prandaj pres që të punojmë së bashku.

Të ngajshme

BBC: “Partia nacionaliste shqiptare korri fitore dërrmuese në zgjedhjet e Kosovës”

KushtrimGuraj

Rreth 13% të votave të numëruara, kush janë kandidatët për deputetë më të votuar në PDK

KushtrimGuraj

BBC: “Partia nacionaliste shqiptare korri fitore dërrmuese në zgjedhjet e Kosovës”

Donat Hashani