Telenews

Zyrtari policor në Gjakovë gjen drogë në veturën e Policisë që e dërgoi në autolarje

Burimet brenda Prokurorisë thonë se rasti ka ndodhur pasi zyrtari policor e kishte dërguar veturën në autolarjen e kontraktuar nga Policia për ta pastruar. Në momentin që kishte hapur bagazhin, i njëjti ka hasur në një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Policia është njoftuar menjëherë për rastin, teksa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar qesen me narkotikë.
Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që të nisin hetimet që të zbardhin rrethanat se si ka përfunduar droga në veturën zyrtare të Policisë.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta