Telenews

Zbulohet një “minierë” në stomakun e një turku

Një 35-vjeçar turk shkoi me dhimbje të
forta barku në spital dy netë më parë duke bërë që mjekët të përballeshin me
një realitet që nuk e kishin hasur më parë.

Pasi i bën ekon, mjekët zbuluan se në stomakun
e vajzës gjendeshin një numër i madh sendesh metalike, për nxjerrjen e të
cilave duhej ndërhyrë menjëherë.

Ata e futën në sallën e operacionit dhe
zbuluan se në stomak gjendeshin 83 monedha, një magnet, bateri, disa gozhdë,
copa xhami dhe vida, në total, 233 sende, raporton abcnews.al.

Mjekët nuk u kanë besuar syve çfarë panë,
ndërsa gjatë kontaktit me familjarët zbuluan se 35-vjeçari kishte probleme të
zhvillimit mendor, gjë që e pasqyronte edhe duke gëlltitur sende të ndryshme.

“Kjo është hera e pare që hasemi më diçka të
tillë. Zakonisht ndodh që fëmijët të gëlltisin sende në stomak, por jo në këtë
moshë. Pasi i hapëm stomakun zbuluam se dy gozhdë kishin çarë muret e tij,
ndërsa sende të tjera të forta ia gjetëm nëpër zorrë”, tha njëri prej mjekëve,
i cili konfirmoi se pacienti ka filluar të konsumojë ushqim dhe se do t’i duhej
te rrinte disa ditë në spital. /abcnews.al

The post Zbulohet një “minierë” në stomakun e një turku appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Osmani: Drejtësia nuk është vetëm dënim, por përgjegjësi dhe riintegrim

Valjeta Turkaj

Kurti i bindur: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve

Valjeta Turkaj

Stabilizohet situata në Gjilan, pas reshjeve të shiut

Valjeta Turkaj