Telenews

Regjistrohet rasti i parë i Lisë së majmunëve në Serbi

Është regjistruar rasti i parë i Lisë së majmunëve në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik serb, i cili tha se rasti u trajtua në mënyrë terapeutike, ndërsa diagnostifikimi laboratorik u krye në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve.
Tutje, bëhet e ditur se ky institut ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit.
Kujtojmë se simptomat e Lisë së majmunëve janë kryesisht ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe dobësi, bdërsa pas rreth dy ditësh shfaqen skuqje dhe plagë në fytyrë, këmbë dhe duar.
Siç thuhet, Instituti kompetent territorial për shëndetin publik ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit, sipas udhëzimeve metodologjike të ekspertëve.

Të ngajshme

Elektrofiltrat ndalen së operuari në “Kosova A”, KEK-u del me njoftim

Valjeta Turkaj

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

Valjeta Turkaj

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj