Telenews

Musk paditet për 258 miliardë dollarë dëmshpërblim nga një investitor i Dogecoin

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX, për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë.
“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë ende duke promovuar Dogecoin për të përfituar nga tregtimi i tij. Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”, thuhej në padi.
Ankesa gjithashtu grumbullon komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.
Johnson po kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, që përfaqëson rënien e vlerës së tregut të Dogecoin që nga maji 2021, dhe dëshiron që ajo të trefishohet.
Ai gjithashtu dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij nga promovimi i Dogecoin, raporton Reuters.
 

Të ngajshme

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

KushtrimGuraj

Florida bëhet shteti i parë që padit OpenAI për rreziqet e sigurisë së fëmijëve

KushtrimGuraj

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Valjeta Turkaj