Telenews

Kjo është kërkesa e Dembeles për Chelsean

Në fund të qershorit, kontrata e Ousmane Dembeles me Barcelonën do të përfundojë dhe francezi do të jetë lojtar i lirë.
Të gjitha rrugët të çojnë në një dalje nga
Camp Nou dhe Chelsea duket se është destinacioni i tij i ardhshëm, transmeton
Gazeta Express.
Që kur u rikuperua nga lëndimi i tij këtë
sezon, Dembélé ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm në planet e Xavi
Hernández.
Sulmuesi francez ishte praktikisht i
palëkundur në skemën e trajnerit të ri të katalonas, duke humbur vetëm pesë
ndeshje që nga nëntori: tre për shkak të ‘ndëshkimit’ pas mospranimit të
ofertës së rinovimit, një zëvendësim dhe një ndeshje jashtë për pozitiv me
koronavirus.
Dembélé është ndjerë si një lojtar thelbësor në Barça këtë sezon, diçka që ai dëshiron ta përsërisë në çfarëdo destinacioni të tij të ardhshëm.
Në këtë kuptim, siç bën me dije ‘The Sun’, francezi është gati të nënshkruajë për Chelsean, por ai do të kërkojë të jetë lojtar titullar nën urdhrat e Thomas.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj