Telenews

Gjiganti italian ia ofron Arsenalit 20 milionë euro dhe mbrojtësin e njohur për Gabrielin

Interi raportohet se po shqyrton mundësinë për të transferuar Gabrielin nga Arsenali.
Madje, sipas “Calciomercato”, klubi italian është i gatshëm të përfshijë edhe Stefan de Vrij në marrëveshje, transmeton Gazeta Express.
Përveç mbrojtësit 30-vjeçari, Interi thuhet se nuk e ka problem t’ia ofrojë Arsenalit edhe 20 milionë euro.
Gabriel ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2025, teksa shihet si e vështirë që ai të largohet këtë vit.
Braziliani ka krijuar një partneritet me Ben White në mbrojtje te skuadra londineze. Edhe trajneri, Mikel Arteta, i beson plotësisht 24-vjeçarit, i cili ishte thuajse i pazëvendësueshëm në formacionin bazë në sezonin e fundit.
Megjithatë, rikthimi i William Salibas nga huazimi te Arsenali, dyshohet se mund ta shtyjë Gabrielin për të menduar rreth të ardhmes. /Gazeta Express/
The post Gjiganti italian ia ofron Arsenalit 20 milionë euro dhe mbrojtësin e njohur për Gabrielin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj