Telenews

Eder Militao në radarin e gjigantit anglez

Chelsea raportohet se po planifikon një ofertë për Eder Militaon.
Chelsea ka mbetur pa Andreas Christensenin e Antonio Rudigerin, dhe po kërkon që të përforcohet me një qendërmbrojtës, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Fichajes”, Thomas Thuchel e ka identifikuar Militaon si përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.
Rudiger kaloi nga “Blutë” te Real Madridi dhe kjo mund të “detyrojë” brazilianin të largohet nga “Santiago Bernabeu” shkaku i konkurrencës.
Militao ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri më 30 qershor 2025.
Bazuar në “Transfermarkt”, 24-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro. /Gazeta Express/
The post Eder Militao në radarin e gjigantit anglez appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj