Ish ylli i Manchester United dhe City ka
filluar punën e parë si trajner ku do ta drejtojë skuadrën argjentinase,
Rosario Central
Pasi kishte vendosur që t’i varë këpucët në
moshën 38 vjeçare, ish sulmuesi është gati që t’i hyjë zejes së trajnerit.
Ish sulmuesi i Manchester United, West Ham,
Juventus dhe Manchester City, Carlos Tevez ka filluar hapat e parë në zejen e
trajnerit ku do ta drejtojë skuadrën argjentinase, Rosario Central.
38 vjeçari e kishte lajmëruar pensionimin e
tij nga loja aktive në qershorin e këtij viti, pas vdekjes së babait të tij dhe
tani ka filluar sfidën e të qenit trajner në Atdheun e tij.
Ka pasur konfuzion në atë se a është i kualifikuar Tevez për t’u bërë trajner i Rosario, por një marrëveshje është lajmëruar dhe ai do të shfrytëzojë tërë energjinë e tij për të pasur një skuadër konkurruese në fushë.
¡Carlos Tévez es el DT de #RosarioCentral!
El Apache se convirtió en el nuevo entrenador auriazul, tras firmar contrato con el Club por 12 meses. Carlos “el Chapa” Retegui, será integrante de su cuerpo técnico.#VamosCanalla pic.twitter.com/5APtaJjtiX
— Rosario Central (@RosarioCentral) June 21, 2022
A është Tevez gati për t’u bërë trajner?
Lojtari që ka përfaqësuar 76 herë Argjentinën
në kohën e tij më të mirë, do të koncentrohet për të treguar aftësitë e tij nga
stoli.
“Jam më të vërtetë i lumtur për këtë projekt
që po e bëjë së bashku me vëllezërit e mijë dhe me Chapa Retegui”, tha Tevez,
transmeton GazetaExpress.
Ai edhe më parë ka paralajmëruar se do të hyjë
në zejen e trajnerit.
“Kam vendosur që të jem trajner. Ne kemi
punuar bashkë për katër apo pesë muaj dhe ne tani po i bashkojmë gjërat për të
mirë, për një projekt global. Jam shumë i përkushtuar për këtë”. /GazetaExpress/
The post Carlos Tevez nis punën e trajnerit, merr drejtimin e kësaj skuadre appeared first on Gazeta Express.

