Telenews

Vidhen rreth 200 litra naftë në Obiliq, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatës ditës së enjte janë vjedhur 200 litra derivate.

Dy personat e dyshuar janë meshkuj kosovar, të cilët janë arrestuar.
Në raportin e policisë thuhet se, në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Njoftimi i plotë:
“Të enjten rreth orës 19:00, në Obiliq janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Përparim Rama reagon pas protestës: “Sheshi është i njëjti, qytetarët po ashtu”

Rrezarta Ramaj

Demaku: Prioriteti i PDK-së është votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për protestën kundër Gjykatës Speciale

Rrezarta Ramaj