Telenews

ZRRE-ja i jep licensën “Elektroseverin” për furnizim të veriut me energji elektrike

Kjo licensë është aprovuar me pesë vota për dhe asnjë kundër.
Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, tha se ky proces ka qenë i stërzgjatur.
“Territori që mbulon kjo licensë është e konsumatorëve të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, ky proces ka qenë i stërzgjatur. Duhet të ritheksohet se kjo licensë ka të bëjë me furnizimin në 4 komunat me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët e këtyre komunave do të furnizohen me çmime, të cilat ofrohen nga ky furnizues, por duhet të ritheksohet se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.
Kosova u pajtua paraprakisht që t’i japë kompanisë “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit.
Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in, përmes së cilës do t’i mundësohet t’i kryejë shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Të ngajshme

Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Rrezarta Ramaj

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rrezarta Ramaj

“Marrëveshja ka qenë, do të zbulohet shumë shpejt”, çka po paralajmëron Agim Bahtiri

Rrezarta Ramaj