Telenews

Konjufca priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, u bisedua për vazhdimin e mbështetjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.
“Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit theksoi se shteti gjerman është dëshmuar aleat dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane.
Gjatë këtij takimi u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.​

Të ngajshme

Vashat po bëhen gati për ndeshjen ndaj Austrisë, sot mbajtën seancën e radhës stërvitore

Rrezarta Ramaj

Rita Ora i tregon botës se Kosova u bë me Presidente të re grua

Rrezarta Ramaj

OVL-UÇK i reagon BE-së: Amendamentet për Dhomat e Specializuara nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare

Rrezarta Ramaj