Telenews

Aksion në Ferizaj, Nagavci: Po e trajtojmë këtë çështje me prioritet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas aksionit të sotme të Policisë së Kosovës rreth shkollave në Ferizaj, ku kanë sekuestruar disa armë.
Nagavci ka shkruar në Facebook se siguria e fëmijëve tanë, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë brenda shkollës dhe rreth saj, është çështje që kërkon vëmendjen e secilit.
“Falënderoj Policinë e Kosovës për aksionin e realizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.
Ministrja Nagavci ka njoftuar se MASHTI po e trajtojmë këtë çështje me prioritet dhe përveçqë po avancojmë politikat edukative dhe arsimore, së fundmi e kanë themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili do të përcjellë situatën e sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale.

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj