Telenews

Komuna e Prishtinës i liron gastronomët nga pagesa e hapësirave për terrasa për tre muajt e fundit

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka marrë vendim që t’i lirojë gastronomët për tre muaj e fundit nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike.

Lirimi do të bëhet për muajt prill maj dhe qershor.

Komuna e Prishtinës i fton ata që të aplikojnë për leje të shfrytëzimit.

“Me vendim të Kryetarit, z. Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu