Telenews

​Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë. Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj