Telenews

Molliqaj: Misioni znj Trendafilova, mision i pamundur

Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka komentuar anulimin e vizitës së Kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Sipas Molliqaj, takimi u anulua në ndërkohë që protesta ishte paralajmëruar.

“Takimi u anulua, në ndërkohë që protesta ishte paralajmëruar. E si mos t’i lidhim këto të dyja kur znj. Trendafilova në intervistën e dhënë flet për sondazhe, matje të opinionin publik në relacion me imazhin e Gjykatës Speciale? Cila gjykatë, diku në botë, merret me matje të opinionit publik? Nëse mbështetja nuk mungon, çka është tërë ky investim në imazh?”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se është evidente frika nga ballafaqimi.

“Frika se mos kjo gjykatë po zhvishet nga pretendimet për drejtësi, edhe ashtu të sforcuara. Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë e mbivendosur mund të ushtrohet në ato gjykatore pa simbole të shtetit të Kosovës, por kur zbret në terren, prej nga ka dalur UÇK, situata ndryshon. Mbështetja mungon”, ka shtuar më tutje Molliqaj.

Organizimi për kundërshtim vazhdon ka shtuar më tutje Molliqaj.

Të ngajshme

IKD kërkon nga Shiroka-Pula t’i bëjë publike qëndrimet për disa çështje, përfshirë Gjykatën Speciale

Rrezarta Ramaj

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Rrezarta Ramaj