Telenews

Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë.

Ky vendim u morrë gjatë mbledhjes se 85-të të Qeverisë së Kosovës.

“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më herët hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas ishte realizuar vetëm me letërnjoftim.

Kjo ishte e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011.

Në marrëveshjen për lëvizje të lirë thuhej  se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim.

Të ngajshme

IKD kërkon nga Shiroka-Pula t’i bëjë publike qëndrimet për disa çështje, përfshirë Gjykatën Speciale

Rrezarta Ramaj

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Rrezarta Ramaj