Telenews

Kurti takon ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Kosovë, zotohen për thellim bashkëpunimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck.

“Populli dhe Qeveria e Kosovës janë shumë mirënjohës për përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut”, u shpreh Kurti, duke shtuar se Luksemburgu është një aleat i fuqishëm i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe dy vendet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira bilaterale.

Luksemburgu është një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që nga paslufta e ka përkrahur Kosovën përmes programeve të ndryshme zhvillimore në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë, fuqizimit të shoqërisë civile dhe procesit të integrimeve evropiane, që e tejkalojnë vlerën prej 100 milionë eurosh.

Në muajin e ardhshëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes së re bilaterale dhe memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut që parasheh përkrahjen financiare për Kosovën në vlerë prej 35 milionë euro.

Gjatë takimit u dha zotimi i dyanshëm për avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ndërkaq u veçua edhe potenciali për bashkëpunim në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Të ngajshme

IKD kërkon nga Shiroka-Pula t’i bëjë publike qëndrimet për disa çështje, përfshirë Gjykatën Speciale

Rrezarta Ramaj

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Rrezarta Ramaj