Telenews

Deputetja e PDK-së e akuzon VV-në se e ka kapur Universitetin e Prishtinës

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje nuk proteston më për problemet brenda Universitetit të Prishtinës.

Sipas saj, Këshilli drejtues i UP-së sot përbëhet nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo e ka kthyer prapë atë pak shprese se brenda atij universiteti mund të ketë vendimmarrje e autonomi. Ideja është që të rrisin ndikimin dhe t’ia ndalin frymën universitetit me gjatë. Kësaj qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me këtë skenar më se paku fajtor janë protagonistët që janë zgjedhur, por sipas saj, mënyra sesi VV-ja e ka bërë këtë skenar dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë kanë folur e kanë protestuar ndër vite.

Të ngajshme

Profesori Dr. Besnik Krasniqi zgjedhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Donat Hashani

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat mësimore të Kosovës

Donat Hashani

Ariana Musliu-Shoshi: Falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Klina e Ulët

Donat Hashani