Telenews

Kurti: S’kam premtuar asnjëherë liberalizim dhe anëtarësim në NATO, sepse kjo nuk varet nga ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, nuk e ka premtuar asnjëherë, për të cilat thonë se kjo nuk varet nga institucionet që ai i drejton.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se asnjëherë nuk ka përmendur afate për heqjen e vizave. Kurti shtoi se në muajin e ardhshme bëhen 4 vjet që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar heqjen e vizave, por kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë vendi anëtar i cili ende refuzon.

“Unë jam kryeministër i cili asnjëherë s’ka bërë premtim me afate për heqjen e vizave për Kosovën, as në fushat as në detyrë. Keni pasur shembuj në të kaluarën, 15 muaj, sivjet, vitin e ardhshëm.. mua nuk më keni dëgjuar sepse unë e dija se ajo punë nuk varej nga ne”, tha Kurti.

“Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë as në linjë me vetë Brukselin, dhe ne përpiqemi që me durim e përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë se kaq”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se sa i përket programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe ne kemi marrë pjesë në Defender Europe 21 vitin e kaluar me 330 ushtarë, kemi qenë në mesin e 16 vendeve mikpritëse, do të marrim pjesë edhe në Defender Europe 23.

“Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribuues në sigurinë globale. Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është se e rrisim buxhetin për 52%, mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si në masë të konsiderueshme e dini që nuk varet prej neve”, tha Kurti.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj