Telenews

Sot vazhdon seanca e kuvendit, kërkohet shkarkimi i bordit të ZRrE-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet prapë për t’i vazhduar pikat e mbetura nga dje.

Në seancën e sotme në rend dite është edhe shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ndërsa, pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe shqyrtimi i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.

Dje kuvendi me 47 vota kundër dhe 24 pro hodhi poshtë rezolutën e propozuar nga LDK-ja me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate dhe produktet e domosdoshme.

Të ngajshme

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: LDK ka më së paku parregullësi!

Valjeta Turkaj

Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2 mijë orë operim të pandërprerë, thotë KEK-u

Valjeta Turkaj

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

KushtrimGuraj