Apkimi për shtesat për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014 do të hapet sot.
“Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kjo ministri rikujtoi se aplikimi i rregullt bëhet nga nëna dhe llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.
“Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.
Më poshtë gjeni linkun për aplikim: